Vazhdon greva në arsim në Maqedoni

0
53

SASHK vazhdon të mbajë qëndrimet se rritja e pagave duhet të jetë për 18.4%, e jo 10% sa u bë oferta e djeshme nga Ministria e Arsimit. Për këtë, sot vazhdon greva në arsim, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Oferta nuk u pranua për shkak se fillimisht është ofertë gojarisht. Nuk ka formë të shkuar. E dyta është se 95% e anëtarësisë u deklarua se nuk dëshiron një ofertë të tillë. Na vjen keq që shkollat do të mbesin vetëm për hyrje dhe jo për mësim”, thonë nga SASHK.Kjo është dita e tetë që arsimtarët, edukatorët dhe profesorët e arsimit të mesëm mbajnë grevë ndërsa nxënësit nuk shkojnë në shkollë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here