VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit

0
55

Nga opozitarja VMRO-DPMNE përmes një komunikate kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pasi siç thonë ato , 3 ditë nuk ka përgjigje se ku është arma e vjedhur nga policia e Ohrit.

Nga magazina e MPB-së në Ohër nuk është vjedhur vetëm municione për armë automatike, por janë vjedhur edhe bomba dhe granata, të mjaftueshme për të armatosur të gjithë njësinë.

Ose Spasovski është plotësisht i paaftë ose është bashkëpunëtor në këtë grabitje, thonë nga VMRO.

Nga atje pyesin se si mund të ndihen të sigurt qytetarët, kur ata që duhet të garantojnë sigurinë e tyre nuk mund të mbrojnë as veten e tyre?

Cili është shpjegimi i Spasovskit dhe pse hesht 3 ditë apo pret që mediat të nxjerrin sërish një incizim për të thënë se e ka të njëjtin incizim?

Në vend që të presë mrekulli, Spasovski duhet menjëherë të japë dorëheqje, sepse askush më nuk beson se Spasovski mund të garantojë sigurinë e qytetarëve. Ai është plotësisht i paaftë, thonë nga VMRO.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here