Juve përballet me konkurrencë të madhe për Pogban

0
72

Juventus është seriozisht i interesuar për rikthimin e Paul Pogbas, i cili mund të transferohet si lojtar i lirë në afatin kalimtar veror.

Mirëpo, Zonja e Vjetër ka konkurrencë të madhe nga klube, si Paris Saint-Germain e Real Madrid, për të siguruar nënshkrimin e tij.

Kontrata e francezit me Manchester Unitedin skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk është i interesuar për rinovimin e saj duke dashur të ndryshojë ambient.

(Foto: Instagram/paulpogba)

29-vjeçari nuk i ka përjetuar çastet më të mira në gjashtë vitet e tij në Old Trafford, ashtu që largimi është një opsion shumë real.

Siç ka raportuar SportMediaset, Juventusi është përfshirë fuqishëm në garën për mesfushorin, por duhet të luftojë me Realin dhe PSG-në, të cilët janë favoritë para Bianconerëve për Pogban. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here