Policia ka gjetur parregullsi të ndryshme në katër kazino të Maqedonisë së Veriut

0
49

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të regjistrojë disa parregullsi gjatë kontrolleve të realizuara në katër kazino në rajonin e Gjevgjelisë, transmeton Portalb.mk.

“Nga kontrollimet e realizuara, nga ana e DAP-it në katër objekte janë konstatuar parregullsi në lidhje me udhëheqjen e librit të arkës, mosvendosje në dukje të rregullave për lojë në vend publik, udhëheqje jo të rregullt të librave të kontabilitetit dhe parregullsi në librat për qarkullim ditor”, raportojnë nga Policia.

Kontrollet e Policisë janë shoqëruar me punonjës të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), ndërsa është paralajmëruar kallëzim penal ndaj personave përgjegjës.

“Në një kazino qarkullimi ditor nuk është paraqitur një kohë të gjatë, derisa në kazino tjetër është gjetur poker aparat me numër serik të kontestueshëm”, sqarojnë nga Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here