Shkup, 19 prill – Është evidente se për SASHK-un janë të rëndësishme vetëm paratë. Nuk flasin për avancimin e të drejtave të të punësuarve, për kushtet për punë, zhvillim karriere etj. Ne për këtë flasim edhe së shpejti dhe do të ketë edhe ligj. Por, në takimet e sindikatën e vetmja gjë për të cilën është folur ka qenë harmonizimi i rrogave me pagën minimale, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
“E drejta e grevës është e rregulluar me Ligjin për marrëdhënie pune dhe marrëveshje kolektive për mbrojtje të fëmijëve dhe edukimit. Ata janë të prerë se punëdhënësit i paguan kontributet, por rrogën neto të çdo punonjësi duhet ta paguajë SASHK-u. Jo që nuk dëshiron, shteti nuk ka bazë se si ta paguajë pagën”, tha Trençevska.