Gjykata Kushtetuese e RMV-së do të diskutoj për “ditën e diel, ditë jo pune”

0
30

Gjykatësit kushtetues e RMV-së, në seancën e sotme do të diskutojnë lidhur me katër iniciativa të parashtruara nga persona juridikë dhe fizikë. Mes iniciativave të sotme që duhet të shqyrtohen është edhe iniciativa për dispozitë ligjore për ditë e diel, ditë jo pune, të parashtruar nga Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut. Përmes kësaj iniciative kontestohen ndryshimet e fundit të Ligjit për marrëdhënie pune, lidhur me ditë e diel ditë jopune në shtet.

“Parashruesi vlerëson se ligji i kontestuar, i cili ka të bëjë me rregullimin e punës të dielën, është në kundërshtim me lirinë dhe tregun e sipërmarrësisë, vlerat themelore dhe barazisë së qytetarëve. Në iniciativën thuhet se Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune e rregullon shfrytëzimin e pushimit javor përmes vendosjes së ndalesës për punë të dielën dhe me këtë rast në mënyrë taksative i numëron përjashtimet e veprimtarive të caktuara, te të cilat pushimi javor mund të shfrytëzohet në një ditë tjetër në javë dhe shtohet se kjo zgjidhje ligjore nuk është në favor as për subjektet ekonomike, as për punëtorët dhe drejtpërdrejtë prek në vlerat themelore të rendit kushtetues të shtetit”, thonë nga Gjykata kushtetuese.

Sipas parashtuesit, me këtë zgjidhje ligjore punëdhënësit nga veprimtaritë ekonomike të cilëve u ndalohet puna të dielën – prodhimet jometale minerale, kanë pasur pozitë të barabartë juridike në aspekt që t’i paguajnë tatimet dhe të dhënat tjera ndaj shtetit, të konfirmuara me ligj, por janë vendosur në pozitë të pabarabartë juridike me punëdhënësit nga veprimtaritë ekonomike, të cilëve u lejohet të punojnë të dielën, në aspekt që të realizojnë të ardhura dhe fitim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here