Njëzet nga fotografitë më të fuqishme të realizuara në javët e para të agresionit rus në Ukrainë

0
48

Që kur Rusia nisi një agresion ushtarak në shkallë të plotë në Ukrainë më 24 shkurt 2022, mijëra civilë kanë vdekur dhe miliona ukrainas janë detyruar të largohen nga vendi i tyre.

Lufta është konflikti më i madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka sjellë “telashe” edhe në ekonominë globale.

Dhe fotografët në mbarë botën kanë kapur disa momente të konfliktit, dhunën dhe efektin që ka pasur lufta tek civilët dhe peizazhet e Ukrainës, përcjell Telegrafi.

Rolet e tyre janë më të rëndësishme se kurrë – të regjistrojnë realitetin e ashpër të situatës dhe të përpiqen ta raportojnë atë në pjesën tjetër të botës.

Në këtë drejtim, Euronews ka sjellë 20 fotografitë më të fuqishme dhe më prekëse nga dy muajt e fundit të agresionit në Ukrainë. /Telegrafi/

Një fëmijë shikon nga dritarja e autobusit teksa civilët evakuohen nga Irpin, Ukrainë (Vadim Ghirda/AP)

Një zjarrfikës ecën jashtë një ndërtese apartamentesh të shkatërruar pas një bombardimi në një zonë banimi në Kiev, Ukrainë. (Vadim Ghirda/AP)

Një burrë ecën mbi rrënojat e një shtëpie të djegur, të shkatërruar pas një sulmi rus në Kharkiv, Ukrainë (Felipe Dana/AP)

Një burrë që mban luledielli “hedh” një hije mbi një flamur ukrainas gjatë një mitingu të mbajtur për të treguar mbështetje për Ukrainën në Los Angeles (Jae C. Hong/AP)

Njerëzit strehohen nën tokë pas shpërthimeve në Lviv, Ukrainë (Nariman El-Mofty/AP)

Zjarrfikësit punojnë për të shuar zjarrin në një shtëpi pas një sulmi rus në Kharkiv, Ukrainë (Felipe Dana/AP)

Një grua 99-vjeçare, e traumatizuar nga pushtimi rus, ngushëllohet nga reja e saj në Andriivka, Ukrainë, (Vadim Ghirda/AP)

Vullnetarët ngarkojnë trupat e civilëve të vrarë në Bucha në një kamion për t’u çuar në një morg, për hetim (Rodrigo Abd/AP)

Një baba i jep lamtumirën vajzës së tij nëntë vjeçare ndërsa treni me familjen e tij niset për në Poloni, në Odessa (Petros Giannakouris/AP)

Një banor kërkon sende në një pallat të shkatërruar gjatë luftimeve midis forcave ukrainase dhe ruse (Vadim Ghirda/AP)

Një ushtar ukrainas luan me një top futbolli në Irpin, në periferi të Kievit, Ukrainë (Rodrigo Abd/AP)

Një qen qëndron pranë trupit të një gruaje të moshuar që u vra brenda një shtëpie në Bucha, Ukrainë (Felipe Dana/AP)

Një trup i pajetë i një burri me duart e lidhura pas shpine i shtrirë në tokë në Bucha, Ukrainë (Vadim Ghirda/AP)

Një burrë merr artikuj nga një dyqan i djegur pas një sulmi rus në Kharkiv, Ukrainë. (Felipe Dana/AP)

Ushtarët ukrainas marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Alexandr Khovtun, në Kiev, Ukrainë (Felipe Dana/AP)

Njerëzit të grumbulluar ndërsa përpiqen të hipin në një tren për në Lviv në stacionin e Kievit, Ukrainë (Emilio Morenatti/AP)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy flet për shtypin në qytetin e Bucha, Ukrainë (Ronaldo Schemidt/AFP)

Policët punojnë për të identifikuar civilët që u vranë gjatë agresionit, përpara se t’i dërgojnë trupat në morg. (Rodrigo Abd/AP)

Një zjarrfikës ukrainas hedh ujë brenda një shtëpie të shkatërruar nga granatimet në Kiev, Ukrainë (Vadim Ghirda/AP)

Njerëzit krijojnë një shenjë paqeje me drita si një demonstrim për mbështetje Ukrainës në Sheshin e Heronjve në Budapest, Hungari (Anna Szilagyi/AP)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here