Partitë shqiptare kapen për shqipen në QIK! Ademi: Shqiptarët të rrijnë rehat sepse BDI është këtu

0
45

Heqja e gjuhës shqipe nga faqja e Qendrës Informative Kulturore nga ana e drejtorit të ri të partisë “E majta”, nxiti akuza mes partitë politike shqiptare.

Deputeti Arbër Ademi nga BDI akuzon se koalicioni siç e quan ai, “Levica” i përbërë nga VMRO-DPMNE, Aleanca, “E majta” dhe Besa, shkelin Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe kjo bëhet me qëllim që të nxisin tensione ndëretnike.

“Aleanca dhe BESA i rrinë gatitu VMRO-së dhe Levicës. ASH dhe BESA janë patericë e VMRO-së dhe Levicës. Shqiptarët dhe gjithë të tjerët të rrinë rehat sepse ne jemi këtu dhe institucionet e vendit do ta bëjnë punën e tyre ndaj çdo kujt, i cili shkel secilin ligj, përfshirë këtu edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, tha Arbër Ademi nga BDI.

Pas deklaratës së Arbër Ademit ka reaguar opozitarja Aleanca për shqiptarët. Deputetja Ilire Dauti e quan ministër të dështuar të arsimit Arbër Ademin, ndërsa BDI-në regjim hibrid. Ajo fajëson BDI-në për mënjanimin e shqipes në QIK, për të cilët thotë se udhëheqin me Inspektoratin e gjuhës e nuk veprojnë gjatë shkeljeve.

Габата на нозете може многу брзо да доведе до смрт. Спречете го!

“Sot paska fol ish ministri i dështuar për arsim, i cili i la mësimdhënësit në gjendje të mjerueshme, objekte shkollore si në mesjetë dhe shumë fëmijë shqiptarë pa të drejtën në gjuhën amtare. Ka institucion konkret i cili duhej ta kryente këtë punë dhe gjer sot të ishte e kryer, pyetje korrekte do të kishte qenë deri te Agjensioni për zbatimin e gjuhës shqipe se përse nuk janë ndërmarrë masa konkrete”, tha Ilire Dauti, deputete e ASh-së.

Ka reaguar edhe Besa. Ademi ka ngatërruar adresën, në vend që t’i drejtohet Lëvizjes BESA le t’i adresojë shqetësimin e tij deri te drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve të cilin e ka nga radhët e partisë së tij, shtojnë nga kjo parti. Ndryshe TV21 dje raportoi se drejtori i ri i QIK, Antonio Dimitrov nga “E Majta” ka krijuar një faqe të re për këtë institucion vetëm në maqedonisht, ndërsa faqja e vjetër ka qenë në dy gjuhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here