Talenti i madh i Ramiz Sadikut merr dy ftesa në të njëjtën kohë, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria – Indeksonline.net

0
63

Leart Prapashtica është njëri nga talentët që pritet të ketë të ardhme të ndritur në futbollin kosovar.

Talenti 17 vjeçar i Ramiz Sadikut luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe ka filluar që në moshë të re t’i tregojë vlerat e tij.

Ai së fundmi ishte lojtari më i ri që u paraqit në fushën e lojës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Dritës.

Prapashtica së fundmi ka marrë dy ftesa në adresë të tij, nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Nga Kosova ai është ftuar për ndeshjet e U17 në raundin e dytë të kualifikimeve zyrtare “2022 UEFA European Under-17 Championship, Elite Round”.

Ndërsa nga Shqipëria, Prapashtica është ftuar nga U18 për ndeshje testuese të cilën kombëtarja e zhvillon mes vete me grupmoshat U19.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i lojtarit, njëherit legjenda kosovare ish-portieri Naser Prapashtica.

Ai ka falënderuar Kosovën dhe Shqipërinë të cilat kanë shfaqur gatishmërinë që ta kenë Leartin në radhët e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here