Dumfries mund të largohet nga Interi, klubi ka nevojë për para

0
43

Denzel Dumfries mund të largohet nga Interi vetëm pas një viti qëndrim në Giuseppe Meazza.

Mbrojtësi holandez iu bashkua kampionëve në fuqi të Italisë si zëvendësues i Achraf Hakimit dhe ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij, përkundër një fillimi të vështirë.

26-vjeçari ka shënuar katër gola e ka asistuar në shtatë të tjerë në 39 ndeshje zyrtare këtë edicion me Interin.

Por sipas mediave italiane, holandezi mund të jetë i sakrifikuari i radhës nga Neroazzurët të cilët kanë nevojë për të shitur.

Inter ka nevojë për të hyra rreth 60 milionë euro, derisa një pjesë të madhe nga to mund të vijnë nga shitja e holandezit.

Tulipani i kushtoi Interit 13,7 milionë euro, derisa mund të shitet për një shumë rreth 40 milionë euro.

Dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij janë gjiganti gjerman Bayern Munich dhe ai anglez Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here