
Presidenti i Republikës së Letonisë, Egills Levic, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot do të takohet me nikoqirin e tij, presidentin Stevo Pendarovski.
– Advertisements –
Sipas Zyrës së Presidentit, presidenti Levic do të pritet me nderimet më të larta shtetërore, më pas do të realizohet takim mes dy presidentëve dhe takimi plenar i delegacioneve të Letonisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pas takimeve është paralajmëruar edhe një konferencë për media e dy presidentëve.