Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë

0
53

Zëvendëskomandanti i Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë, gjenerali Rustam Minnekayev, zbuloi në takimin vjetor të Aleancës së Industrive të Mbrojtjes qëllimet e fazës së dytë të pushtimit rus të Ukrainës.

Ndonëse shumë zyrtarë ushtarakë rusë prej ditësh theksojnë se qëllimi është “çlirimi” i Donbasit, gjenerali rus tha se përveç synimeve në këtë rajon, ushtria ruse ka për detyrë të përqendrojë aktivitetet e saja edhe në jug të Ukrainës.

“Që nga fillimi i fazës së dytë të operacionit special, i cili filloi dy ditë më parë, një nga detyrat e ushtrisë ruse është të vendosë kontrollin e plotë mbi Donbas dhe Ukrainën jugore”, tha gjenerali.

Sipas gjeneralit rus, kontrolli mbi Donbas do të mundësojë krijimin e një korridori tokësor për në Krime, raporton cnn.

“Kontrolli ynë mbi Donbas do të mundësojë një korridor të sigurt tokësor për në Krime dhe do të ndikojë në objektivat jetike të forcave ushtarake ukrainase dhe në portin e Detit të Zi përmes të cilit importohen dhe eksportohen produktet bujqësore dhe metalurgjike”, tha Minnekayev.

Edhe pse është folur pak deri më tani për aktivitetet e mundshme rreth Odesës dhe rajonit separatist rus të Transnistrias në Moldavi, gjenerali i ushtrisë ruse konfirmoi se kontrolli mbi Ukrainën jugore është gjithashtu i fokusuar në këto pjesë, raporton theguardian.

“Kontrolli mbi jugun e Ukrainës na jep një rrugëdalje tjetër për në Transnistria, ku ka fakte për shtypjen e popullatës rusishtfolëse. Natyrisht, ne tani jemi në luftë me të gjithë botën siç ishte në Luftën e Madhe Patriotike. Ata kurrë nuk e kanë pëlqyer Rusinë”, përfundoi gjenerali.

Nga rruga, pjesa jugore e Ukrainës përfshin rajonet e Khersonit, Odessas, Mykolaivit, Zaporizhzhia dhe Dnepropetrovskit. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se ka kontroll të plotë mbi rajonin Khersonit, ndërsa në rajone të tjera ende po zhvillohen luftime të ashpra. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here