Gjermania rrit furnizimin me armë të ushtrisë ukrainase

0
52

Disa muaj më parë, dërgimi i tankeve gjermane në një zonë lufte do të kishte shkaktuar zemërimin publik. Sot, kancelari gjerman Olaf Scholz po përballet me kritika të ashpra sepse duket se nuk dëshiron ta bëjë këtë.

Rreth 55 për qind e gjermanëve thonë se duan që armë të rënda, si tanke, të dërgohen në Ukrainë.

Politikanët e Gjelbër dhe FDP në qeverinë e tij, si dhe kundërshtarët konservatorë, akuzojnë kancelarin e qendrës së majtë për frenimin e dërgesave të armëve, raporton bbc.

Berlini ka dorëzuar më pak armë se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja ndërsa ishte më i ngadalshëm për t’u përgjigjur. Por Gjermania nuk është aq e jashtëzakonshme në krahasim me vendet e tjera të Evropës Perëndimore dhe zotohet të rrisë ritmin, duke përfshirë edhe armatimin e rëndë.

Sllovenia tani do të dërgojë tanke të epokës sovjetike në Ukrainë – të cilat ushtarët ukrainas mund t’i përdorin dhe mund të përdoren menjëherë. Në këmbim, Berlini do t’i japë Sllovenisë tanke të prodhimit gjerman.

Gjermania gjithashtu do të trajnojë ushtarët ukrainas për të përdorur sisteme të prodhuara nga gjermanët. Gjithashtu Berlini do t’i japë Kievit një miliard euro për të blerë armë.

Argumenti i kancelarit se Ukraina ka nevojë për tanke që mund të përdoren menjëherë është i arsyeshëm. Dhe për shkak të investimeve të ulëta të mbrojtjes prej dekadash, Gjermania në fakt nuk ka aq shumë për të dhënë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here