Integrimi në BE, Tabaku: Të mos ndahemi nga Maqedonia e Veriut, na takon ne tani të presim

0
44

Ajo tha se Shqipëria ka bërë hapa ndërsa sugjeroi që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut, pasi sipas saj, para disa viteve ishte pikërisht vendi ynë që pengoi hapjen e tyre të negociatave.

“Unë e di që qytetarët janë të lodhur nga retorika e integrimit. E di që qeveria ka festuar 8 herë hapjen e negociatave, por besoj se mbajtja e parë e konferencës së parë ndërqeveritare do të jetë mënyra e duhur se si të procedojmë. Ça është në dorën tonë e kemi bërë. Përgjegjës për dështimin është Edi Rama. Fatkeqësisht qeveria shqiptare është e pa angazhuar, nuk ka marrë masa për t’iu përgjigjur në mënyrë dinamike këtij procesit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ishin në të njëjtën grup, Shqipëria disa vite më parë dështoi Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që i takon tani Shqipërisë të presim. Unë gjykoj që duhet të vijojmë përpjekjet me të gjitha shtetet që janë pjesë e këtij rajoni gjeografik”, tha Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here