Prej 26 deri më 28 prill, organizohet Java e vajzave në TIK

0
76

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit), me iniciativën e Komunës së Prishtinës janë bashkuar 15 organizata që kontribuojnë në promovimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në TIK çdo ditë.

Kësisoji, aktivitetet e përvjetshme individuale TIK i ka bashkuar në një kalendar të vetëm për organizim të aktiviteteve të përbashkëta në 3 ditë, 26-28 Prill.

“Kjo iniciativë do të vazhdojë të organizohet në edicione çdo vit, me më shumë aktivitete dhe organizata partnere. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e kampanjës #VAJZATNËTIK22”, thuhet në njoftim.

Këto aktivitete janë mbështetur nga Komuna e Prishtinës, EYE & ACCESS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here