QEVERIA KURSIMTARE/Me ribalancin e Buxhetit zero mjete për mobilje dhe automjete

0
62

Me ribalancin e Buxhetit do të shkurtohen mjetet për mobilje dhe automjete dhe do të shtohen për energji elektrike dhe energjensa, tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

Duke qenë mysafir në TV Sitel, Besimi, i cili merr pjesë në takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, theksoi se ribalanci do të dorëzohet në Kuvend me siguri deri në fund të muajit maj dhe me të është parashikuar zvogëlim linear i shpenzimeve rrjedhëse, përcjell PRESSonline.mk

“Me ribalancin do të reduktohen në minimum ose në zero mjetet për automjete dhe mobilje, ndërsa do të shkurtohen edhe normat tjera, ndërsa do të shtohen te shpenzimet për energji elektrike dhe energjensa”, theksoi ministri. Sipas Besimit, me ribalancin me siguri do të ketë nevojë edhe për rritje të deficitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here