Vazhdon ulja e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid. Sipas të dhënave të publikuara dje, u regjistruan vetëm 86 raste të reja, 105 të shëruar dhe vetëm një i vdekur. Aktive janë 782 raste, prej të cilëve 422 vetëm në Shkup.
Deri tani gjithsej janë infektuar 308,964 persona. Prej tyre, 298,916 janë shëruar e 9266 kanë vdekur.
Nga 11 deri më 17 prill, në botë janë regjistruar 5,59 milion raste, 24% më pak se java e mëparshme, ndërsa numri i të vdekurve nga pandemia është ulur për 21%. Trendi i uljes së numrave është vërejtur në gjithë pjesët e botës.