Nuhiu: Vetëm pasi pranuan gol reaguam

0
42

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se skuadra e tij priti deri në momentin kur pranoi gol nga Malisheva për të reaguar. 

Drita edhe pse ishte në disavantazh në fund shënoi fitore me rezultat 3-1.

Drita pas fitores pozicionohet në vendin e dytë me 55 pikë, nëntë më pak se lideri Ballkani.

“Realisht në pjesën e parë kundërshtari ishte i vëmendshëm. Në pjesën e dytë pritëm të goditeshim për të reaguar”.

“Duhet të jemi të kënaqur patjetër, por jo me pjesën e parë. Nuk është dashur të presim të goditemi e më pas të reagojmë”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here