Will Smith shihet për herë të parë në publik që pas skandalit në “Oscars” – aktori ka ateruar në Indi

0
56

Will Smith ishte i gjithi i buzëqeshur ndërsa zbarkoi në Indi, ku u pa për herë të parë që nga shuplaka famëkeqe e mbrëmjes “Oscars 2022”.

Smith u fotografua duke u ateruar në një aeroport privat në Mumbai të shtunën, ku u përshëndet nga fansat e adhuruar me të cilët u fotografua, shkruan DailyMail.

Aktori Smith thuhet se është në Indi për të takuar udhëheqësin shpirtëror Sadhguru, me të cilin Smith dhe familja e tij u takuan në vitin 2020 në Los Angeles.

I veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra gri të errëta mbi çorape të bardha dhe një palë atlete të markës “Nike”, Smith dukej i relaksuar dhe i lumtur pas uljes në vendin e Azisë Jugore.

Ndërsa stafi e ndihmoi atë të shkarkonte gjërat e tij nga automjeti i tij, fansat aty pranë bërtisnin të emocionuar “Will, Will Smith!”.

Smith më pas bëri disa ‘selfie’ dhe u kthye nga fansat duke bërtitur emrin e tij, duke u dhënë atyre një valë buzëqeshjeje përpara se të vazhdonte të bënte disa ‘selfie’ të tjera dhe të hynte në një ndërtesë ku ai përqafoi dikë.

Kjo është hera e parë që Smith është parë në publik gati një muaj pasi goditi me shuplakë aktorin e komedisë Chris Rock në një ngjarje të transmetuar direkt si ajo e “Oscars 2022”, pasi ai bëri një shaka me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith.

Jada ka qenë e hapur në të kaluarën për luftën e saj me sëmundjen e alopecisë, e cila e ka lënë atë flokë.

Pas shuplakës, Will u kthye në vendin e tij dhe bërtiti dy herë porosinë: “Mbaj emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

Dhe pas kësaj ngjarjeje famëkeqe, Akademia e Filmit mori vendimin për përjashtimin e Smithit për 10 vite nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars”. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here