Real Betis e fiton “Copa del Rey” pas 17 vjetësh – Indeksonline.net

0
74

Real Betis është fitues i “Copa del Rey” pasi e ka mposhtur në finale Valencian pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:4.

Koha e rregullt e ndeshjes kishte përfunduar me rezultat 1:1.

Këtë titull Betis e fiton pas 17 vjetësh, ku për herë të fundit e kishte fituar në vitin 2005.

Pjesë e kësaj ishte edhe futbollisti Joaquin, i cili debutoi në moshën 19 vjeçare me këtë skuadër në atë kohë kur ishte fituar kjo garë.

Tani 40 vjeçari, mbrëmë hyri në lojë në minutën e 86-të, ku e shënoi edhe një gol nga pika e bardhë gjatë ekzekutimit të 11 metërshave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here