Pasqyrat e fitnesit ‘të teknologjisë së lartë’ që synojnë t’ju bëjnë të stërviteni më shumë

0
58

Për shumicën e njerëzve, duke përfshirë ata që pëlqejnë fitnesin, mendimi për të parë veten duke u stërvitur nuk është tërheqës.

Kjo për faktin se në shumicën e rasteve ne nuk dukemi shumë mirë kur djersitemi ose duke bërë grimasa gjatë ngritjes së peshave, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, siç e di çdo frekuentues i palestrës, ka gjithmonë disa individë që duan reflektimin e tyre në pasqyrat e gjata deri në dysheme.

Dhe janë ndoshta këta entuziastë të veçantë që do të jenë të emocionuar për trendin më të fundit – “pasqyrat e zgjuara” të fitnesit.

Këto janë pasqyra 180cm të larta, vertikale, të teknologjisë së lartë që përmbajnë një kompjuter, lidhen me internetin dhe gjithashtu funksionojnë si ekran video.

Ideja thuhet të jetë që edhe të lidheni me një trajner online, i cili më pas shfaqet në pasqyrë/ekran së bashku me reflektimin tuaj.

Në pajisjet më të avancuara, pasqyra është e pajisur me kamera dhe altoparlantë, në mënyrë që trajneri të vëzhgojë lëvizjet tuaja dhe të sugjerojë ndryshime.

Përdoruesit kanë mundësinë e mësimeve të drejtpërdrejta një-me-një ose klasave në grup, me një numër stërvitjesh, duke përfshirë pesha dhe lloje të tjera të stërvitjeve. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here