Formacionet zyrtare: Juve dëshiron ta forcojë pozitën e katërt ndaj Sassuolos

0
46

Juventusi është mysafir i Sassuolos në Stadio Mapei – Citta del Tricolore për ndeshjen e javës së 34 në Serie A.

Zonja e Vjetër pozicionohet në vend të katërt në renditjen tabelare me 63 pikë, pesë më shumë se Roma që pësoi humbje nga Interi.

Sassuolo është në pozitën e dhjetë me 46 pikë dhe nuk ka ndonjë objektiv të qartë, pasi ndodhet larg zonës evropiane.

Trajnerët Alessio Dionisi dhe Massimiliano Allegri kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga fillimi.

Formacioni startues i Sassuolos: Consigli; Muldur, Chiriches, Ayhan, Kyriakopoulos; Maxime Lopez, Frattesi; Berardi, Raspadori, Traore; Scamacca.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Bernardeschi, Danilo, Zakaria, Rabiot; Dybala, Morata.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here