Habeck befason në Varshavë: Gjermania ‘shumë pranë’ braktisjes së naftës ruse

0
46

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, thotë se vendi është shumë afër ndalimit të plotë të importeve të naftës ruse.

Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, ka befasuar në Varshavë me deklaratat për një ndalim të mundshëm të dërgesave të naftës nga Rusia. “Sot mund të them se një embargo është më e arritshme për Gjermaninë. Në ditët dhe javët në vijim, ne do të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë pavarësi dhe do të largohemi me shpejtësi nga karburantet fosile. Por, siç thashë, ajo që disa javë më parë dukej një problem shumë i madh për Gjermaninë, është tkurrur ndjeshëm, kështu që pavarësia e Gjermanisë nga nafta ruse tani është shumë afër”, tha politikani i Të Gjebërve pas një takimi me ministren polake të klimës, Anna Moskwa, të martën në Varshavë.

Vetëm 12 përqind varësi

Pjesa e naftës ruse që blen Gjermania është vetëm rreth dymbëdhjetë për qind nga 35 përqind që kishte qenë në fillim të luftës. Dhe kjo nevojitet për për rafinerinë PCK në Schvedt mbi Oder. “Dhe Shvedti mund të them vetëm se menaxhohet nga një kompani ruse, “Rosneft.” Modeli i biznesit të kompanisë shtetërore është blerja e naftës ruse. Për këtë naftë po kërkohet një alternativë. “Kjo alternativë është detyrë e ditëve të ardhshme”, tha Habeck. Ministri gjerman parashikoh që kjo të jetë çështje ditësh.

Ekspertët janë të mendimit se një embargo e naftës, ndryshe nga ndalimi i furnizimit me gaz, do të ishte i menaxhueshëm për ekonominë gjermane. Këtë e konfirmon edhe një studim i porositur nga Greenpeace, në të cilin ekspertët arrijnë në përfundimin se rafineritë në Gjermani që tani mund të bëjnë pa importe nga Rusia. Rritja e çmimit të benzinës dhe naftës për ngrohje do të jetë e kufizuar.

Furnizim me naftë nëpërmjet Gdanskut

Vetëm pak javë më parë, Habeck-u ishte shprehur kundër një hapi të tillë, të paktën nëse ai do të bëhej në mënyrë të njëanshme nga Gjermania. Në një rast të tillë, nuk do të kishim të bënim vetëm “me prishjen e rehatisë individuale”, por me “përçarje të vendiit në përmasa të mëdha” ekonomike dhe sociale. Çdo sanksion duhet të projektohet në atë mënyrë që Gjermania të mund të “qëndrojë” për dy ose tre vjet, tha Habeck atëherë.

Në prag të vizitës së Habeck-ut në Varshavë, u tha se porti i Gdańskut në Poloni mund të luante një rol të rëndësishëm për të siguruar që Shvedti të furnizohej me naftë nëpërmjet anijeve. Një naftësjellës i rëndësishëm nga Rusia, i cili, sipas rafinerisë, së fundmi përmbante deri në dymbëdhjetë milionë tonë, pra, 25 për qind të kërkesës së Gjermanisë për naftë bruto, del në qytetin e Brandenburgut mbi Havel.

Edhe Polonia do të furnizohet nga Gjermania

Rafineritë e Schwedtit dhe Lojnas furnizojnë gjithashtu pjesë të Polonisë me benzinë ​​dhe naftë. Pala gjermane është e gatshme të furnizojë pjesë të Polonisë me naftë në të ardhmen, tha Habeck-u. Habeck-u përmendi edhe rezervën e emergjencës, e cila plotëson kërkesën e Gjermanisë për tre muaj. Deri atëherë me siguri do të gjendet një alternativö pör rafinerinë e Shvedtit.

Polonia ndërkohë po kërkon që BE-ja të shkëputet përfundimisht edhe nga gazi rus: “Ne e vlerësojmë gjestin e BE-së me embargon e qymyrit. Ne presim të njëjtën embargo për lëndët e para të tjera ruse – pa vonesa të panevojshme, këtu dhe tani”, tha ministrja e klimës Moskva.

Sidomos Gjermania dhe Austria vazhdojnë të hezitojnë për t’u shkëputur nga gazi rus nga frika e dëmeve të rënda ekonomike. Habeck tha kohët e fundit se Gjermaniamund shkëputet nga gazi rus vetëm në mesin e vitit 2024. /dw/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here