Në përvjetorin e gjashtë të vdekjes së nënës, Zanfina tregon tatuazhin e veçantë dedikuar Monës

0
53

Sot (e hënë) bëhen gjashtë vite prej kur Mona Ismaili, nëna e këngëtareve Adelina dhe Zanfina Ismaili, u nda nga jeta.

E ndjera e cila për një kohë të gjatë ka qenë menaxhere e karrierës së vajzave të saj, vdiq gjashtë vjet më parë pas një vuajtje të gjatë nga kanceri.

Dhe sot pas gjashtë vitesh, dy vajzat e saj e kujtuan mes lotësh nënën e tyre të ndjerë, e cila ka qenë shtysa e tyre kryesore drejt suksesit.

Motrat Ismaili në varrimin e nënës së tyre të ndjerë, Mona Ismaili – 26 prill 2016 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Zanfina që në orët e para të datës 25, që i kujton shkuarjen në amshim të nënës së saj, publikoi një fotografi në InstaStory, duke zbuluar tatuazhin e ri që ka realizuar në dedikim të saj.

Bëhet fjalë për një tatuazh në shtyllën e saj kurrizore, ku ajo ka shkruar: “Dora që jep është mbi atë që merr”.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

Kjo fjali e fundit, është e njëjta të cilën motrat Ismaili ia kanë shkruar edhe te varri të ndjerës Mona, pasi ka qenë një thënie e saj jetësore.

“Gjashtë vite pa ty, gjashtë jetë, gjashtë shekuj me mall që s’shuhet. Nuk mjaftojnë kujtimet, nuk mjaftojnë fotografitë. Nuk mjafton të paramendoj tërë qysh kaqenë ka qenë kur ke qenë këtu. Zërin ta kam harruar e sa herë të përmendi kot mundohem me kujtu. Sa më e mirë paska qenë bota kur ke qenë ti këtu. Kam menduar që gjithë kam me t’pas…Veç edhe një herë po të mundja të t’përqafoj e me të thonë krejt çfarë kam dashur”, shkroi Zanfina në mbishkrimin e fotografisë.

Motrat Ismaili në varrimin e nënës së tyre të ndjerë, Mona Ismaili – 26 prill 2016 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Fjalia në fjalë e ka burimin nga bamirësia e madhe që Mona kryente sa ishte gjallë, duke qenë ndihmëtare e disa familjeve në nevojë – kujdes të cilin e shtronte bashkë me të bijat.

Zanfina përndryshe në vitin 2016 kishte publikuar edhe një këngë me titullin “M” – dedikim apostafat për nënën e saj të ndjerë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here