Dimitrov: Në të ardhmen nuk do të më befasojë nëse Bullgaria konteston rezultatet e regjistrimit të popullsisë

0
61
epa09563366 North Macedonia Deputy Prime Minister Nikola Dimitrov talks during a press conference in Belgrade, Serbia, 04 November 2021. President Vucic meets with Albanian Prime Minister Rama and North Macedonia Deputy Prime Minister Dimitrov within the cooperation for 'Open Balkan' initiative. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në emisionin “ClickPlus” në TV21 theksoi se në të ardhmen nuk do të befasohet nëse Bullgaria i konteston rezultatet e regjistrimit të popullsisë.

“Nga përvoja gjatë dy, tre vitet e fundit, për dallim nga përvoja që e kishim me Greqinë, ku e kemi ditur se cilët janë problemet bazike dhe kërkesat e palës tjetër. Bullgarisë s’i dihet, ndonjëherë Strasburgu është i rëndësishëm, ndonjëherë gjuha maqedonase, historia…”, u shpreh Dimitrov.

Ai shtoi se nga Samiti i Bërdos kërkohen amendament për përfshirjen e bashkësisë bullgare etnike në preambulë.

“Në të ardhmen nuk do të më befasojë në kontestohen rezultatet e regjistrimit të popullsisë nga Bullgaria”, u shpreh mes tjerash Dimitrov./Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here