E kafshoi gjarpri, aktori Cary Elwes dërgohet me urgjencë në spital me helikopter

0
65

Cary Elwes ka shumë histori me brejtësit, por një lloj tjetër i quajtur Rous i dha atij një frikë të madhe gjatë fundjavës.

Ylli i “The Princess Bride” u transportua me avion në Qendrën Mjekësore Ronald Reagan UCLA dhe u shtrua në spital pasi një gjarpër ia kafshoi gishtin të shtunën.

Ai kishte qenë duke punuar jashtë shtëpisë së tij në Malibu kur edhe ndodhi incidenti.

Elwes ndau një postim në Twitter teksa bëri me dije se është duke u shëruar falë njerëzve të mrekullueshëm që e ndihmuan.

Ndonëse aktori nuk ishte marrë me ndonjë brejtës gjatë realizimit të “The Princess Bride”, ai u lëndua disa herë gjatë xhirimeve.

Cary Elwes (Foto: Ian West/PA Images via Getty Images)

I njëjti ka treguar se në një prodhim tjetër filmik kishte thyer gishtin e këmbës, ndërkohë që u rrëzua aksidentalisht edhe në momentin kur Christopher Guest e goditi në kokë me një shpatë.

“Dhe kjo, njerëz, ishte gjëja e fundit që mbaj mend nga xhirimet e asaj dite”, tha Cary.

“U zgjova në dhomën e urgjencës, ende me kostum, nga zhurma e frikshme e qepjeve në kafkën time dhe sigurisht që Chris ndihej absolutisht i tmerrshëm, edhe pse i thoja që nuk ishte faji i tij”. /Telegrafi/

Cary Elwes (Foto: Rich Polk/Getty Images for IMDb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here