Mbappe i mori 10 vota në zgjedhjet presidenciale në Francë – Indeksonline.net

0
153

Derisa karriera në futbollin profesional po i shkon si është më së miri, Kylian Mbappe mund ta ketë qysh tash një bazë për një të ardhme në karrierë politike.

23 vjeçari e mori një numër votash në zgjedhjet e fundit presidenciale në Francë, të cilat u mbajtën të dielën derisa Emmanuel Macron e mori mandatin e dytë si president i vendit.

Macron njëherësh i bë presidenti i parë francez që u rizgjodh në këtë pozitës pas 20 vjetësh, ndërsa në garë e kishte disa kundërkandidatë, përfshirë këtu edhe kandidatin e papritur, Mbappe, i cili i mori 10 vota, edhe pse nuk ishte i përfshirë në fletëvotim.

Siç raporton “L’Est Republicain”, suksesi i papritur elektoral i Mbappes erdhi nga Tallenay, një fshat i vogël në lindje të vendit, me një popullatë prej 425 banorësh.

Nga 348 banorë që e kishin të drejtën në rundin e dytë të fletëvotimeve në Tallenay, 175 vota shkuan për Macron dhe 75 të tjera për rivalen kryesore, Marine Le Pen, me ç’rast Macron i mori 70% të votave aty, derisa në nivelin nacional i fitoi 58.5% të votave.

Sipas raportimeve të “ABC News”, rreth 28% të votuesve të regjistruar në Francë nuk votuan të dielën, numri më i madh në dy dekadat e fundit.

Votuesit francezë po ashtu e shfaqën pakënaqësinë e tyre për dy kandidatët duke votuar “blanco”.

Me këtë rast, votat e pavlefshme ishin 6.35%.

Në total, 50 votues abstenuan, 22 i lanë fletëvotimet e zbrazëta dhe 10 nga 26 fletëvotimet e prishura u dorëzuan me emrin e Mbappes, një veprim i paramenduar që me sa duket ishte një shenjë proteste ndaj opsioneve legjitime në dispozicion. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here