Oliver Varheji sot do të vizitojë Shkupin

0
64

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varheji, në kuadër të turneut në rajon, që përfshin edhe Kroacinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, sot do të zhvillojë vizitë në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Varheji në Shkup do të arrijë nga Sofja, ku dje mori pjesë në një konferencë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në BE, me temë “BE takohet me Ballkanin. Mësimi nga Ukraina: Zgjerimi evropian – mbrojtje nga lufta”.

Një ditë pas Varhayit, të enjten, më 28 prill, në vendin tonë do të mbërrijë ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për çështjet Evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfried, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftoi Departamenti i Shtetit, Donfried do të takohet me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut në Shkup, ku do të shprehë mbështetje të fortë për negociatat e anëtarësimit të vendit në BE dhe do të falënderojë për ndihmën për Ukrainën.

Ajo do t’i bëjë thirrje Maqedonisë së Veriut, si anëtari më i ri i NATO-s, të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë për një sërë çështjesh rajonale, të sigurisë dhe të mbrojtjes për të promovuar demokracinë dhe stabilitetin rajonal.

Pjesë e turneut të Donfrid në Ballkanin Perëndimor janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova prej nga më 25 prill do ta fillojë vizitën në rajon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here