Arrestohen dilerë nga Shkupi, kapen me drogë

0
143

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se mbrëm në orën 21 në bulevardin  “Metropolit Teodosij Gologanov” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme kanë arrestuar K.A.(28) dhe N.D. (31), të dy nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre dhe kontrollit në banesën e K.A., të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar disa pako pluhur të bardhë, disa pako marijuhanë dhe një peshore dixhitale me mbetje droge.

Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 215 i Kodit Penal./KlanMacedonia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here