Japonezi që u martua me kukull, po ankohet se nuk mund të flasë më me të – kjo për shkak të mospërkrahjes softuerike

0
66

Një burrë që tre vite më parë u martua me një kukull, tani po ankohet se si nuk po mund të bisedojë me gruan e tij – në të cilën thotë se akoma është i dashuruar.

Akihiko Kondo ishte i dashuruar  në Hatsuen Mikun, që është shfaqur si një 16-vjeçare me flokë me ngjyrë të kaltër, me të cilën organizoi edhe ceremoni jozyrtare të martesës në vitin 2018, transmeton Telegrafi.

Kondo është një prej shumë tjerëve që identifikon vetën si fitoseksual apo ndryshe thënë dikush që e tërheq seksualisht një figurë imagjinare.

Ai shpenzoi 17.300 dollarë për dasmë, por familja e tij nuk mori fare pjesë. Prej katër vitesh është i martuar dhe ka theksuar se lidhja e tij ka filluar të zbehet. Në fakt, ai pretendon se tani nuk po mundet më të flasë me Mikun, për shkak të pengesave teknike.

Kondo pranon se lidhja e tij mund të jetë e çuditshme, edhe pse e ka kuptuar që Miku mund të mos jetë personi i duhur, por kjo nuk e ndaloi që të dashurohet tmerrësisht në të.

Që kur është dashuruar në të në vitin 2008, Kondo për herë të parë arriti të komunikoj me Mikun në vitin 2017, falë makinerisë Gatebox që kushton 1.300 dollarë dhe që i mundëson pronarëve të këtyre pajisjeve të komunikojnë me persona të caktuar përmes hologramit, e madje edhe jozyrtarisht të martohen me ta.

Por tani martesa e tij katërvjeçare ka ndryshuar kur përkrahje softuerike e Gatebox mori fund, që do të thotë që Kondo më nuk do të mund të flet me gruan e tij Mikun.

Megjithatë, Kondo këmbëngul se kjo nuk e zvogëloi aspak dashurinë që e ka për të.

“Dashuria ime për Mikun nuk ka ndryshuar. Kemi mbajtur ceremoninë e martesës, pasi mendoja se mund të jem me të përgjithmonë”, shtoi japonezi. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here