Robert Pattinson rikthehet për vazhdimin e “The Batman”

0
188

“The Batman” do të vazhdojë me Robert Pattinsonin që rikthehet si mbrojtësi më i ashpër i “Gotham”.

Warner Bros ka zbuluar planet për një tjetër histori të Caped Crusader gjatë prezantimit të së martës në CinemaCon, shfaqje vjetore për pronarët e teatrit.

Regjisori i “The Batman”, Matt Reeves, zbuloi lajmin se do të shkruajë dhe të realizojë vazhdimin, por nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë se çfarë saktësisht do të sjellë.

“The Batman” (Foto: Getty Images)

“The Batman”, një aventurë tre-orëshe, debutoi në ekranin e madh në mars, duke filluar me 134 milionë dollarë në vend.

Ky mbetet filmi i dytë i epokës së pandemisë që kapërceu shifrën e 100 milionë dollarëve në një fundjavë të vetme pas “Spider-Man: No Way Home”.

Me 759 milionë dollarë deri më tani në arkat globale, “The Batman” është aktualisht filmi me fitimet më të larta të vitit.

Warner Bros planifikon t’i mbajë filmat e rinj në kinema për 45 ditë përpara se të vendosë titujt e rinj në HBO Max.

Titujt e tij të ardhshëm përfshijnë “Elvis” (24 qershor), “DC League of Super-Pets” (29 korrik), “Creed III” (23 nëntor) dhe “Shazam! Fury of the Gods” (16 dhjetor).

Krahas tyre në vitin e ardhshëm, Jason Momoa do të rikthehet për “Aquaman and the Lost Kingdom” (i caktuar për 17 mars) dhe Ezra Miller do të luajë në “The Flash” (23 qershor). /Telegrafi/

Robert Pattinson (Foto: Getty Images)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here