Fitorja e Kamberit, Grubi: Një tjetër lajm i bukur vjen nga Lugina e Preshevës

0
231

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Artan Grubi ka uruar deputetin shqiptarë, Shaip Kamberi i cili ka arritur të fitojë mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë.

Grubi ka thënë se zëri dhe guximi i dëshmuar i deputetit Kamberi do të vazhdojë të proklamojë vlerat demokratike të popullit shqiptar në Serbi.

“Një tjetër lajm i bukur vjen nga Lugina e Preshevës, ku bartësi i listës së “Koalicionit të Shqiptarëve” z. Shaip Kamberi ka fituar mandatin e dytë si deputet në Parlamentin e Serbisë. Jashtëzakonisht e rëndësishme që zëri dhe guximi i dëshmuar i tij do të vazhdojë të proklamojë vlerat demokratike të popullit shqiptar në Serbi dhe të jetë mburojë e të drejtave të tyre legjitime demokratike.  Përgëzimet e mia të sinqerta z. Shaip Kamberit dhe të gjithë shqiptarëve të Luginës për fitoren domethënëse të vazhdimësisë së përfaqësimit të tyre parlamentar”, ka shkruar Grubi në urimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here