Gashi: Dua të largohem nga politika, por e kam amanet që mos t’i tradhtoj shokët

0
61

Kryetari i Alternativës i ftuar në “Rruga drejt…”, tha se me plotë dëshirë do të ishte larguar nga politika, por siç u shpreh ai nuk mund të tradhtoj amanetin e shokëve, miqve dhe aktivistëve të tij. Andaj la hapësirë të kuptohet se ai edhe më tej mbetet aktivë në skenën, përcjell Nistori.

“Personalisht shumë do të kisha dashur të largohem nga politika, por kam një detyrim, një amanet të shokëve, miqve, aktivistëve, të cilët nuk dua t’i tradhtoj asnjëherë. Derisa ata do të kërkojnë të qëndroj në një pikë, unë do të qëndroj i gjallë apo vdekur aty. Derisa shokët, miqtë, dashamirët më kërkojnë një gjë të tillë, unë do jem aty. Unë jam në këtë subjekt për hire të një kauze, për hire të një ideje, për hire të promovimit të disa vlerave dhe sa të jem gjallë do t’u kontribuoj atyre vlerave, pavarësisht pozitës time politike”, tha Gashi.

Jemi shumë larg drejtësisë

Gashi shprehet i prerë se gjyqësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut lë shumë për të dëshiruar dhe se ky vend është shumë larg drejtësisë. I pyetur nëse din ndonjë zyrtar të BDI-së i cili është dënuar në bazë të drejtësisë, ja si përgjigjet.

“Nuk di, po kjo…unë nuk dua të futem te kjo pjesa e gjykatës dhe prokurorisë se si ngritën, akuzat dhe paditë, si përfundojnë proceset gjyqësore. Tash nëse mendoni se unë do ti amnistoj dhe do të them se gjithçka është në rregull, nuk do ta bëj këtë punë, se unë mendoj se gjyqësia në Maqedoni lë shumë për të dëshiruar dhe ne jemi shumë larg nga drejtësia në këtë vend”, u përgjigj Gashi.

Faji për mos-marrjen e datës nuk qëndron në Ukrainë, por në Sofje

Mos marrja e datës për fillim të negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, sipas Afrim Gashit nuk është për shkak të luftës në Ukrainë, por sipas tij problemi qëndron në Sofje.

“Mos-marrjen e datës për negociata nuk e shoh për shkak të luftës në Ukrainë, problemi është në Sofje. Është shumë e qartë puna. Por nuk mund të themi se ngjarjet në Ukrainë nuk e kanë senzibilizuar edhe klimën politike në Sofje. Kjo është në terma relativ sa mund të ndodhë. Megjithatë problemi bullgaro-maqedonas e ka në vetvete komponentin identitar të gjuhës, të identitetit dhe kjo s’ka të bëj shumë me luftën aktuale atje. Andaj mendoj se duhet të shtrojmë qartë problemin, problemet identitare janë shumë problematike, sidomos kur hyhet në histori dhe pastaj nuk i dihet fundi”, tha Gashi ndër të tjera. /Nistori/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here