Beatrix Ramosaj në studio për një tjetër këngë të re

0
39

Ajo vetëm dy javë më parë solli projektin e fundit të titulluar “Ma shumë se ti”.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, e cila duket se ka nisur punën për një tjetër këngë.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të fundit të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

E njëjta është shfaqur saktësisht në një studio muzikore dhe duket se po punon më reperin Elinel.

“Së shpejti”, ka shkruar ajo duke etiketuar bashkëpunëtorët në mesin e tyre edhe Kico Beats.

Duket se po vjen një këngë ritmike nga Ramosaj, edhe pse nuk ka zbuluar më shumë detaje.

Sidoqoftë, bashkëpunimi me DJ Geek ka grumbulluar afro tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here