Bonucci thotë se shiriti i kapitenit e bën të ndihet i veçantë

0
59

Juventusi ka fituar me shumë vështirësi ditën e diel ndaj Venezias me rezultat 2-1.

Ishte qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci që shënoi dy golat për t’i dhënë tri pikët kampionëve të shumëfishtë të Italisë.

Qendërmbrojtësi italian që ishte kapiten në këtë takim tha pas ndeshjes se shiriti i kapitenit e bën të ndihet i veçantë në fushën e blertë.

“Është e kot ta fsheh. Ndjej diçka më shumë kur marr shiritin e kapitenit. Këtë herë e kam pasur pak herë, por gjithmonë kam qenë shembull i skuadrës. Por kjo është relative sepse me këtë skuadër duhet të jesh gjithmonë shembull”, tha Bonucci.

35-vjeçari ka thënë se kanë bërë disa gabime këtë edicion, por që janë përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar.

“Kur luan për Juventusin kërkon gjithmonë që të arrish objektivat maksimale. Këtë vit kemi bërë disa gabime dhe na mungojnë shumë pak pikë për të qenë aty për të luftuar për titullin. Por rëndësi ka që jemi përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar”, u shpreh italiani.

Pas barazimit të Romës ndaj Bolognës 0-0, Juventusi edhe zyrtarisht ka siguruar plasmanin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here