Fitër Bajrami, festa treditore e myslimanëve që shënon fundin e muajit të agjërimit

0
42

Festa treditore e myslimanëve shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit.

Me përfundimin e muajit të agjërimit, Ramazanit, myslimanët nga e gjithë bota përgatiten për festimin e Fitër Bajramit, “festën e përfundimit të agjërimit”.

Festimet e Bajramit varen nga koha kur Hëna e re shihet nga autoritetet fetare lokale.

Duke qenë se Hëna e re nuk u pa të shtunën pas namazit të mbrëmjes, festimet e Bajramit do të fillojnë të hënën më 2 maj në Arabinë Saudite, Katar dhe vendet fqinje. Vende të tjera mund të nisin festimet të hënën ose të martën bazuar në shfaqjen e Hënës së re.

Ndërkohë, myslimanët në Kosovë, siç ka njoftuar Bashkësia Islame, Fitër Bajramin do ta festojnë më 2 maj (e hënë), pas faljes së namazit duke filluar në ora 06:09, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se muajt hënor zgjasin 29 ose 30 ditë, kështu që myslimanët zakonisht duhet të presin deri pas perëndimit të diellit në ditën e 29-të për të verifikuar datën e saktë.

Në natën e 29-të të muajit, monotiruesit lokalë të Hënës do të vëzhgojnë horizontin. Nëse Hëna e re është e dukshme, ditën tjetër do të jetë Bajram.

Nëse jo, atëherë myslimanët do të agjërojnë edhe një ditë për të plotësuar një muaj 30-ditor.

Si e festojnë myslimanët Bajramin?

Tradicionalisht, Bajrami festohet për tre ditë në të gjitha vendet me shumicë myslimane.

Megjithatë, numri i ditëve të pushimeve ndryshon sipas vendit, raporton aljazeera.

Myslimanët fillojnë festimet e ditës së Bajramit duke marrë pjesë në shërbimin e lutjes që zhvillohet pak pas agimit, e ndjekur nga një predikim i shkurtër.

Gjatë rrugës për në namaz, i cili tradicionalisht mbahet në një zonë të hapur, myslimanët thojnë duatë, duke lavdëruar Zotin – “Allahu Ekber”, që do të thotë “Zoti është i madh”.

Është zakon të hahet diçka e ëmbël para namazit, si p.sh. hurma apo llokume.

Njerëzit urojnë njëri-tjetrin teksa shkojnë në shtëpi pas faljes së Bajramit. Ata e kalojnë ditën duke vizituar të afërmit dhe fqinjët gjersa konsumojnë ëmbëlsira teksa lëvizin nga një shtëpi në tjetrën.

Çdo vend ka ëmbëlsirat tradicionale që përgatiten para Bajramit. Këto ushqime ndryshojnë nga tortet e deri tek bakllavat.

Fëmijëve, të veshur me rroba të reja, u ofrohen dhurata dhe para me rastin e festës.

Në disa vende, familjet vizitojnë varrezat për të shprehur respektin e tyre për anëtarët e larguar të familjes.

Është e zakonshme që kryeqytetet e vendeve me shumicë myslimane t’i dekorojnë qytetet e tyre me drita dhe të organizojnë festime për të përkujtuar fundin e Ramazanit.

Cilat janë urimet e zakonshme të Bajramit?

Urimi më popullor është “Eid Mubarak” (Bajrami i bekuar) ose “Eid sa’id” (Urime Bajramin).

Urimet e Bajramit gjithashtu ndryshojnë në varësi të vendit dhe gjuhës.

Grafiku më poshtë tregon urimet e Bajramit në gjuhë të ndryshme të botës.

Telegrafi ua uron të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here