Si mafiozët e vërtetë ndihmuan në realizimin e filmit kult, “The Godfather”

0
44

“The Godfather”, i cili këtë vit feston 50 vjetorin, lehtësisht mund të themi se është filmi më i famshëm i të gjitha kohërave që për tematikë kanë mafinë. Megjithatë, fjala “mafia” nuk dëgjohet asnjëherë në filmin e gjatë gati tre orë. Kjo nuk ishte rastësi.

Heqja e fjalës ishte vetëm një nga një sërë lëshimesh që producentët e filmit duhej t’i bënin mafisë për të realizuar filmin.

“Si u bashkuan këto dy forca titanike është një nga historitë më mahnitëse në analet e filmit”, shkruan autori Mark Seal në librin autorial, “Lëre armën, merr Cannoli”, raporton nypost.

Kjo histori është shndërruar në një serial të ri të titulluar, “The Offer”, që do të shfaqet në Paramount+, transmeton Telegrafi.

Ai tregon historinë e krijimit të “The Godfather” nga këndvështrimi i producentit të filmit, Al Ruddy, një ish-programues kompjuteri i Rand Corporation, i cili u bë i njohur fal suksesit me “Hogan’s Heroes”.

“Kam kaluar rreth dy deri në tre javë duke intervistuar Al Ruddy”, tha Michael Tolkin, krijuesi dhe shkrimtari i serialit. “Në thelb, historia bënë fjalë rreth hetimeve”.

Seriali “The Offer” tregon historinë se si u krijua “The Godfather”

Joe Colombo ishte udhëheqësi i familjes së krimit Colombo, një nga “Pesë Familjet” problematike të New Yorkut në fillim të viteve 1970. Ai ishte gjithashtu kreu i Lidhjes Italiano-Amerikane për të Drejtat Civile, e cila bëri fushatë kundër stereotipeve italiano-amerikane, dhe veçanërisht kundër përdorimit të fjalës “mafia”.

Ndikimi i Lidhjes ishte aq i fuqishëm, saqë ata e bindën Departamentin e Drejtësisë dhe Policinë e Shtetit të New Yorkut të ndalonin përdorimin e fjalës “mafia” në njoftimet për shtyp.

Ata mobilizuan dhjetëra mijëra njerëz në mitingje dhe marshime në qytetin njujorkez. Ata gjithashtu organizuan një koncert në Madison Square Garden me Frank Sinatran, ku mblodhën një fond prej gjysmë milioni dollarë, të cilat, sipas Ruddyt, u përdorën për të ndaluar prodhimin e filmit kult, “The Godfather”.

Në “Offers”, antagonizmi i filmit nga Colombo dhe League vjen me kërkesë të vetë Frank Sinatras, i cili beson se personazhi Johnny Fontane bazohet tek ai.

Në fakt, Sinatra u përball në mënyrë të famshme me Mario Puzon, autorin e librit më të shitur të vitit 1969, mbi të cilin u bazua filmi, në restorantin Chasen në Los Angelos, ku ai e quajti Puzon një tutor dhe e kërcënoi se “do ta vriste”.

Frank Sinatra

Puzo mohoi se Fontane është Sinatra, por shumë përpara botimit të romanit, Sinatra kishte shumë arsye të tjera për të dyshuar në Puzon.

Autori kishte shkruar një ese kritike për Sinatrën dhe Ligën Italiano-Amerikane për të Drejtat Civile në New York Times Magazine, duke argumentuar se ishte qesharake të pretendohej se krimi i organizuar në Amerikë nuk kontrollohej nga italiano-amerikanët. Ai gjithashtu e përshkroi aktivizmin e Lidhjes si “çmenduri të plotë” dhe e krahasoi Sinatrën me një udhëheqës mafioz.

Sinatra u ballafaqua disa vite me thashethemet se miqësia me gangsterë, si bosi i mafies së Chicagos, Sam Giancana, e lidhte atë me mafinë. Shumë prej këtyre thashethemeve pasqyrojnë nga afër ngjarjet e “The Godfather”, të tilla si Vito Corleone që bind një lider grupi që të lironte Johnny Fontanet nga kontrata e tij duke “i bërë atij një ofertë që nuk mund ta refuzonte” – një histori e ngjashme është thënë për Sinatran dhe udhëheqësin e grupit të madh Tommy Dorsey. Ekziston edhe skena ku një producent filmi gjen kokën e një kali në shtratin e tij, si një mënyrë për t’i bërë presion atij për të luajtur Johnny Fontane në një film lufte.

Puzo ka pranuar se ka marrë frymëzim nga historia e Dorseyt, por ai gjithashtu pohoi se dinte shumë pak për mafinë përpara se të shkruante librin dhe e bazoi të gjitha në kërkime dhe jo në përvojën e jetës reale.

Producenti Al Ruddy

“Unë kurrë nuk kam takuar një gangster të vërtetë dhe të ndershëm ndaj Zotit”, shkroi ai në autobiografinë e vitit 1972, “The Godfather Papers and Other Confessions”. Madje, personazhin e Vito Corleones, të luajtur prej Marlon Brandos, ai e bazoi në nënën e tij. Rezultati ishte një histori që ishte më shumë fantazi sesa fakt.

“Filmi Kumbari e ngriti mafinë në nivelin e mitit”, tha Seal për The Post, “duke e ngritur atë mbi realitetet e zymta duke treguar historinë jo vetëm të krimeve të tyre, por edhe të familjeve të tyre”, shtoi ai.

Megjithatë, Lidhja e luftoi publikisht produksionin ndërsa mafia prapa skenave, transmeton Telegrafi.

Filmi u denoncua nga kongresmeni i New Yorkut, Mario Biaggi. Peticionet qarkulluan nëpër komunitetin italiano-amerikan duke kërkuar një bojkot të filmit gjersa shumë biznese dhe pronarë shtëpish në lagjet italiane të New Yorkut, ku filmi kryesisht u xhirua, refuzuan t’i lejonin kineastët të xhironin në pronën e tyre. Teamsters kërcënuan të ndalonin të gjithë transportin dhe dërgesat për prodhimin.

Marlon Brando në rolin e Vito Corleones

Ndërkohë, Ruddy dhe Robert Evans, kreu i Paramount Pictures, morën kërcënime me vdekje, Ruddy u paralajmërua nga zbatimi i ligjit se po ndiqej dhe Betty McCartt, asistentja e Ruddyt, iu godit xhami i veturës së saj. Autorët lanë një shënim duke thënë se nuk dëshironin që filmi të xhirohej.

Përfundimisht Ruddy u takua privatisht me Colombon dhe arriti një marrëveshje: Ruddy do të hiqte të gjitha fjalët “mafia” dhe “la cosa nostra” nga skenari; ai do t’u jepte punë dhe pjesë në film anëtarëve të Ligës; dhe Paramount do t’i dhuronte të ardhurat e filmit për Ligën.

Ndërsa Ruddy nuk e përmbushi kurrë premtimin e fundit, dy të tjerët ishin të lehtë. Për një gjë, fjala “mafia” duhet të shfaqej në skenar vetëm një herë, kështu që ishte e lehtë për t’u hequr qafe. Producentët dhe regjisori ishin më se të lumtur të ftonin më shumë italiano-amerikanë, veçanërisht ata që kuptonin mafien, të merrnin pjesë në produksion.

“Në xhirimin e ‘The Godfather’, botët e kineastëve dhe mafisë sigurisht që kryqëzuan rrugët”, tha Seal, – “shkaku i kësaj, filmi mbetet ende më i miri”.

Marlon Brando dhe Lenny Montana (djathtas)

Aktorët përfituan nga prania e djemve të mafisë, si Carmine “The Snake” Persico dhe Andrew “Mush” Russo në shesh teksa i dhanë mësime rreth kulturës dhe traditave të botës së krimit. Edhe pse vendimi për të luajtur në jetën reale ushtarin e familjes Colombo, Lenny Montana, në rolin e vrasësit imagjinar të familjes Corleone, Luca Brasi, mund të mos ketë qenë më i mençuri.

“Pasi Lenny Montana ishte përzgjedhur si Luca Brasi, ai u punësua nga një mafioz i caktuar për të rrahur Al Ruddyn”, tha prezantuesja e “The Offer”, Nikki Toscano. Montana u shfaq në pragun e Ruddyt dhe e sulmoi duke e lënë të gjakosur gjersa të nesërmen u shfaq në xhirimet filmike.

Gjersa gjithçka u ra dakord, Montana filmoi një nga skenat më ikonike të filmit, ku shihet i rrahur dhe i gjakosur. Arti ndonjëherë imiton jetën, apo jo?

Pasi marrëveshja e Ruddyt me Colombon u bë publike, Ruddy u pushua nga filmi. “Colombo e vuri Al në një pozicion kompromentues”, thotë Tolkin, “dhe kjo me të vërtetë shkaktoi një krizë”.

Andrew “Mush” Russo

Ironikisht, Colombo dhe Liga organizuan përsëri sindikatat dhe komunitetin italiano-amerikan – vetëm këtë herë për të rikthyer Ruddyn. Ajo funksionoi dhe ai u rikthye në film.

Ai gjithashtu çimentoi një lidhje të pazakontë midis Ruddyt dhe Colombos, një lidhje që është shpjeguar tek “The Offer”.

“Një producent të zhvillojë një marrëdhënie të tillë personale me djalin që ishte një nga krerët e ‘Pesë Familjeve’ është ajo që më tërhoqi në radhë të parë”, tha Toscano.

Udhëheqësit e Ligës vizituan banorët vendas dhe i kërkuan që të bashkëpunojnë me ekuipazhin. Kur një pronar shtëpie në Staten Island refuzoi të lejonte xhirimet e filmike në pronën e tij, Ruddy thirri Colombon, i cili e frikësoi pronarin e shtëpisë dhe ai ndryshoi mendje, sipas librit të Seal.

Bosi i krimit të familjes Colombo, Joe Colombo (në qendër)

Ruddy mbrojti marrëveshjen me mafinë në një intervistë të vitit 1972 në Ladies Home Journal duke thënë, “unë nuk mendoj se dikush do të ishte lënduar fizikisht. Por xhirimet nuk mund të ishin bërë pa miratimin e tyre”.

Megjithatë, nuk kishte një fund të lumtur për Ruddyn. Gjashtëdhjetë e gjashtë ditë pas xhirimit të “The Godfather”, Joe Colombo u qëllua për vdekje gjatë një tubimi të Lidhjes në Columbus Circle. Ai i mbijetoi të shtënave, por ishte i paralizuar dhe në koma të pjesshme gjatë shtatë vjetëve të ardhshme derisa vdiq nga arresti kardiak.

“The Godfather” u shfaq në kinema ndërsa Colombo ishte ende në spital, por Al Ruddy mbajti një premtim që i bëri Colombos se “djemtë” do të jenë të pranishëm në premierë. Kur Paramount refuzoi të lejonte mafiozët e përfshirë në produksion të merrnin pjesë, Ruddy mori një kopje të filmit dhe zhvilloi një shfaqje private për ta.

“Duhet të ketë pasur njëqind limuzina përpara”, Ruddy i tha Sealit.

Regjisori Francis Ford Coppola

“The Godfather” theu rekorde sa i përket fitimeve, por mori edhe tre çmime Oscar, përfshirë filmin më të mirë dhe konsiderohet gjerësisht si një nga filmat më të mirë të realizuar ndonjëherë.

Familja imagjinare Corleone, e cila nuk bazohej kurrë në mafiozët aktualë, është bërë model kulturor për një familje mafioze; aq sa anëtarët e mafisë sot e shikojnë filmin për frymëzim dhe jo anasjelltas.

Kur Jeffery Godlberg intervistoi Sammy “Demin” Gravano për New York Times në vitin 2000, ai e pyeti nëse “Kumbari” kishte ndonjë ndikim në jetën e vrasësit famëkeq të mafisë.

“Epo, unë vrava 19 njerëz”, tha Gravano.

Kur Goldberg e pyeti Gravanon se çfarë kishte të bënte kjo me “The Godfather”, Gravano u përgjigj, “unë kreva vetëm një vrasje para se të shikoja filmin”. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here