Gjenden 20 emigrantë në një fshat të Gjevgjelisë

0
41

20 emigrantë nga Siria, India dhe Pakistani janë gjetur mbrëmë në një veturë në hyrje të fshatit Prdejci të Gjevgjelisë.

Siç njofton MPB Maqedoni, zyrtarët policorë të stacionit policor për kalim kufitar dhe vëzhgim kufitar “Bogorodica” mbrëmë në ora 19:00 në dalje nga fshati Negorci i Gjevgjelisë kanë dhënë sinjal për ndalimin e një kamioni “Fiat Ducato” me targa të Shkupit, por automjeti nuk është ndalur. Më pas emigrantët janë gjetur në veturë në Prdejci.

Mërgimtarët janë dorëzuar në Qendrën transitore “Vinojug” në Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa rasti është raportuar në prokurorin publik kompetent.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here