Liverpooli ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Villarrealit me rezultat 2:3.
“Reds” patën një pjesë të parë për t’u harruar, teksa e panë vetën në disavantazh prej 2:0, duke u barazuar me rezultat të përgjithshëm 2:2.
Por, pauza u bëri mirë mysafirëve. Instruksionet e Jurgen Klopp dhe inkuadrimi i Luis Diaz funksionuan, teksa Liverpooli përmbysi gjithçka duke e fituar ndeshjen 2:3.
Fillimisht, Dia shënoi për 1:0 në minutën e 3-të të ndeshjes duke e ndezur qysh në start sfidën