Ministri i Jashtëm i Lituanisë sot për vizitë zyrtare në RMV

0
42

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, sot (3 maj 2022) do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të takohet me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç njoftojnë nga MPJ, në fokusin e bisedimeve do të jetë procesi i integrimit evropian të vendit tonë dhe mbështetja konkrete e Lituanisë në këtë drejtim, bashkëpunimi rajonal, çështjet e sigurisë në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here