Po vjen periudhë krize – kreditë e reja duhen shpenzuar me mençuri!

0
39

Huamarrja e re pashmangshëm do të rrisë borxhin publik, por pyetja kryesore është se për çfarë do të shpenzohen paratë – për funksionet aktuale buxhetore apo investimet kapitale. U paralajmërua kredi e re nga FMN në vlerë prej rreth 900 milionë euro – ekonomistët paralajmërojnë se qeveria duhet t’i shpenzojë paratë në mënyrë strategjike, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Borxhi publik do të rritet…

Pason një periudhë krize të thellë, ekonomia nuk do të jetë në gjendje të japë norma mjaft të larta rritjeje, sektori privat do të luftojë për likuiditet, qytetarët me inflacionin. Në momente të tilla krize kur shpenzimet buxhetore rriten për të mbështetur familjet dhe kompanitë, kurse me para buxhetore shuhen “zjarret” në sektorin e energjetikës, pritet që të bëhet huamarrje e re, thonë ekonomistët. Qeveria ka kërkuar nga FMN-ja një kredi, e cila sipas informacioneve do të jetë rreth 900 milionë euro, që detyrimisht do të rrisë borxhin publik.

“Situata në ekonomi këtë vit është vërtet e rëndë! Pritet korrigjim i ndjeshëm në rënie i normës së pritur të rritjes ekonomike për vitin 2022, që së bashku me rritjen e inflacionit do të krijojë problem shtesë për ekonominë. Deficiti buxhetor me rebalancimin e Buxhetit do të jetë dukshëm më i madh se sa ishte planifikuar fillimisht, gjë që me paralajmërimet për huamarrje të reja prej 900 milionë euro dhe normë më të ulët të rritjes ekonomike sigurisht që do të shkaktojë rritje të mëtejshme të borxhit publik dhe kufizim të hapësirës fiskale për të nxitur zhvillimin e ardhshëm. në terren”, thotë ekonomisti, profesor Darko Llazarov.

Se çfarë do të sjellë buxheti i ri i rebalancuar do të dihet pas datës 3 maj, kur do të përfundojë skanimi i ekonomisë nga misioni i FMN-së. Por është e qartë se rritja ekonomike do të ngadalësohet, të ardhurat aktuale buxhetore nuk do të mund të mbulojnë shpenzimet e shtuara, gjë që do të thellojë deficitin buxhetor. Huamarrja e re do të rrisë borxhin publik tashmë në rritje. Sipas të dhënave të fundit që janë në dispozicion nga Ministria e Financave në fund të shkurtit të këtij viti, vetëm borxhi i Qeverisë i ka kaluar 6 miliardë euro, që përfaqëson 48.6% të PBB-së.

Kredia e FMN-së – kontrolli zmadhuar mbi financat publike…

Para se të trokasë në “derën” e FMN-së, Qeveria paralajmëroi Eurobondin e ri në vlerë prej mbi 600 milionë euro, por tani për tani, sipas kryeministrit Kovaçevski, opsion më i mirë është instrumenti i FMN-së për shkak të kamatës më të ulët.

“Lufta në Ukrainë e rritur disa herë çmimin e lëndëve energjeike. E gjithë kjo bëri që të ndërmerren masa antikrizë prej 400 milionë eurosh, që nënkuptonin ulje të një pjese të taksave, si dhe rritje të granteve për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve u rritën pensionet me futjen e një metodologjie të re dhe u rrit paga minimale sepse ata që punonin me pagë minimale në atë kohë nuk mund të mbulonin shpenzimet e shportës së konsumatorit. E gjithë kjo ka sjellë rritjen e nevojave në buxhet”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ekonomistët rekomandojnë vëmendje  – po paralajmërohet rritje e pagave në arsim, qeveria po përballet me kërkesa për rritje të pagave edhe në ndërmarrjet publike dhe institucionet e tjera shtetërore – dhe kjo do të thotë shpenzim i ri buxhetor që nuk ka për qëllim investimet kapitale që janë lokomotiva e rritjes ekonomike.

“Ajo që duhet të na shqetësojë është fakti se huamarrja më së shumti ka për qëllim mbulimin e konsumit aktual të shtetit dhe jo për investime kapitale. Sa për ilustrim, realizimi i investimeve kapitale në 5 muajt e parë të vitit është 16% zhgënjyese nga ajo që ishte planifikuar, gjë që tregon se rebalancimi i buxhetit do të shkurtojë shumë më tepër investime kapitale sesa shpenzime joproduktive. Përkundër faktit se Qeveria miratoi një plan për racionalizimin e shpenzimeve dhe e njoftoi zbatimin e rregullit të artë për një sasi më të madhe të investimeve kapitale nga deficiti buxhetor, fatkeqësisht nuk e shohim këtë në realitet dhe vështirë se mund të presim që të ndodhë“, tha profesor Llazarov.

Në kushte krize, ekonomistët besojnë se kredia e FMN-së mund të konsiderohet ende  opsion më i mirë se eurobondi, jo vetëm për shkak të normave më të ulëta të interesit, por edhe për shkak të kontrollit dhe monitorimit të fortë të mënyrës së shpenzimit të parave. Sipas vlerësimeve të deritanishme, për realizimin e buxhetit pa probleme “mungojnë” rreth 600 milionë euro. Me rebalancimin e Buxhetit, Qeveria planifikon të “lirojë” mjete shtesë, pjesërisht nëpërmjet racionalizimit të shpenzimeve dhe pjesërisht reduktimit të projekteve kapitale ku ka vonesa në realizim.

MgidMgid

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here