Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi janë takuar me ambasadorin francez në RMV, z. Siril Bomgartner.
Sipas njoftimit, Ahmeti dhe Grubi me ekselencën e tij, z. Bomgartner u diskutua zhvillimet politike shoqërore në vend dhe për zgjedhjen e problemit me Bullgarinë.
“Me ftesë të Ambasadorit francez, Sh. T. z. Siril Bomgartner, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, u prit në darkë pune në Rezidencën e Francës. Në takim u diskutua për zhvillimet politike shoqërore në vend dhe në rajon, si dhe për zgjidhjen e problemit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në perspektivën e integrimit europian”, thuhet në faqen zyrtare të Bashkimit Demokratik për Integrim.