Forcat ruse hyjnë në territorin e fabrikës së çelikut Azovstal

0
61

Forcat ruse kanë hyrë në territorin e kompleksit të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, tha një zyrtar ukrainas për mediat amerikane.

Fabrika e Azovstal është rezistenca e fundit e forcave ukrainase në qytetin port të shkatërruar, me civilë që ende strehohen nën tokë në kompleksin e gjerë industrial, raporton bbc.

David Arakhamia, kreu i partisë parlamentare në pushtet të Ukrainës pohoi se “përpjekjet për të sulmuar centralin vazhdojnë për ditën e dytë. Trupat ruse janë tashmë në territorin e Azovstal”.

Informacioni në terren ka qenë i pakët, por duke folur për Radion Evropa e Lirë, Arakhamia tha se qeveria e Ukrainës ishte në kontakt me luftëtarët në uzinë. Kjo vjen pasi kryebashkiaku i Mariupolit tha më herët se ata kishin humbur komunikimin me ata që ishin brenda.

Ndryshe, Rusët thuhet se po përgatiten për një paradë ushtarake më 9 maj, i cili pritet të zhvillet edhe në Mariupol. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here