Perspektiva evropiane e vendit dhe e rajonit, si dhe bisedimet me Bullgarinë për heqjen e vetos për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ishin temë e diskutimit në takimin e sotëm në Shkup mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis.
“Anëtarësimi në BE është një angazhim strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe ne si Qeveri jemi të përkushtuar për zbatimin e standardeve dhe rregullave evropiane”, tha zëvendëskryeministrja Mariçiq, duke shtuar se nëse së shpejti nuk arrihet një marrëveshje me Bullgarinë për heqjen e vetos në pritje është rritja e euroskepticizmit tek qytetarët.