Amber Heard thuhet se humbi 11 kilogramë për shkak të abuzimit të Johnny Depp

0
53

Amber Heard raportohet se ka humbur 11 kilogramë për shkak të abuzimit të supozuar të Johnny Depp, është thënë së fundmi në gjykatë.

Gjyqi në mes të ish-çiftit po vazhdon në gjykatën e Fairfax, Virginia, prej më shumë se dyjavësh.

Duke folur në gjykatë, psikologia Dawn Hughes tha se Heard ka rënë nga 58 kilogramë në 47 kilogramë.

Amber Heard (Foto: Getty Images)

Hughes tha tutje se 36-vjeçarja është përballur me gjëra të ndryshme dhe ka marrë shumë ‘ilaçe’.

Me paraqitjen në gjykatë të martën, ajo tha se ka kryer një vlerësim të Amber dhe u takua me të në total prej 29 orësh – personalisht dhe disa prej tyre i realizuan në ‘Zoom’.

E njëjta shtoi gjithashtu se ‘e diagnostikoi zonjushën Heard me çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD)’, gjatë kohës së tyre së bashku.

Amber Heard (Foto: AP)

Diagnoza e saj shkon kundër dëshmisë së mëparshme të Shannon Curry, e cila u shfaq në tribunë si dëshmitare për rastin e Depp javën e kaluar.

Curry i tha gjykatës se kishte ‘indikacione mjaft domethënëse që Heard po ekzagjeronte jashtëzakonisht simptomat e PTSD’.

Ky ndërkohë është zhvillimi më i fundit në këtë çështje që filloi muajin e kaluar dhe mendohet të vazhdojë për disa javë.

Depp, 58-vjeç, më parë mori qëndrimin së bashku me një sërë dëshmitarësh, duke përfshirë terapistin e ish-çiftit të tyre dhe truprojën.

Aktori i “Pirates of the Caribbean” ka paditur ish-gruan e tij pasi ajo shkroi një shkrim në Washington Post, në vitin 2018, ku thuhej se ishte viktimë e dhunës në familje. /Telegrafi/

Gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp (Foto: YouTube)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here