Me disa ngjarje sot do të shënohet Dita e Gjuhës maqedonase – 5 Maji, e cila me vendim të Qeverisë, është shpallur në vitin 2019.
Në këtë ditë në vitin 1945, me Vendim të Qeverisë popullore të Maqedonisë Federale u miratua alfabeti i gjuhës maqedonase në parimin një votë – një shkronjë, e shumë shpejtë pastaj, më 7 qershor të vitit 1945, u miratua drejtshkrimi i gjuhës maqedonase.
Instituti për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov” për Ditën e gjuhës maqeodnase do të organizojë ngjarje, ku mysafirë do të jenë studentë të gjuhës maqedonase dhe letërsisë maqedonase nga Universiteti “Shln Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe nga Universiteti i Tetovës, si dhe nxënësit e gjimnazit “Nikolla Karev”, në Shkup.