Muharemi: Nuk kam përgjegjësi për rastin “Trust”

0
65

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, në intervistën për “Magazinën Ekonomike”, thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi në rastin “Trust”, për të cilin është ngritur kallëzim penal ndaj tij.

Muaremi tregon se ka njoftuar Prokurorinë Publike se është duke kryer një hetim të ri të pavarur, për atë se kush e ngadalësoi konfiskimin e pasurisë të kompanisë Transmet.

“Së shpejti do të vërtetohet se si erdhi deri te falimentimi i Transmetit, kush janë aktorët kryesorë, që bënë të mundur që të krijohet ky panik, dhe prona e Transmetit të mos mund të konfiskohet. Dhe kjo nuk është e vërtetë, një pjesë e pronës, pra pasuria e patundshme e Transmet-it, tashmë është regjistruar në pronësi të shtetit”, tha Arafat Muaremi, drejtor i Drejtorisë së Policisë Financiare.

Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori.

Përveç Muaremit, ai akuzon prokurorët Artan Ajro dhe Gavril Bubevski se në rastin e biznesmenit Sead Koçan, i cili ishte pronar i kompanisë Transmet, duke mos vepruar, i kanë lejuar Koçanit të anashkalojë konfiskimin e pronës, të cilën e ka lënë hipotek bankare.

Me këtë shteti nuk mund të marrë as një cent prej 17 milionë eurove, pronë e cvila duhej të konfiskohet në rastin “Trust” të PSP-së./Alsat/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here