Rusët po planifikojnë të mbajnë një paradë ushtarake më 9 maj në Mariupol

0
54

Ukrainasit pretendojnë se Rusia po përgatitet të organizojë një paradë ushtarake në Mariupol më 9 maj.

Kjo bazohet në veprimet e rusëve, të cilët po pastrojnë rrugët qendrore nga rrënojat, municionet e pashpërthyera dhe po heqin trupat e të vrarëve, raporton theguardian.

“Sergei Kiriyenko, nënkryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, i ngarkuar me politikën e brendshme ruse, ka arritur në Mariupolin e shkatërruar. Ai dihet se së fundmi është bërë kuratori i ri i Kremlinit”, njoftoi Ministria ruse e Brendshme.

Sipas shërbimeve të inteligjencës, detyra kryesore e zyrtarit të Vladimir Putinit është të përgatit “ngjarjet ceremoniale” të 9 majit dhe të imitojë “paradën ushtarake”.

“Prandaj, sipas planeve të racistëve, Mariupol duhet të bëhet një qendër “festimi”. Për këtë qëllim, qyteti pastrohet nga rrënojat, trupat e pajetë dhe municionet e pashpërthyera”, njoftoi administrata e inteligjencës ukrainase.

Ata deklarojnë se është duke u zhvilluar një fushatë e madhe propagandistike, gjatë së cilës rusëve do t’u shfaqen histori se si vendasit janë gëzuar për shkak të takimit me ushtrinë ruse.

“Propagandisti Volodymyr Solovyov dhe kreu i administratës pushtuese të Donetskut, Denis Pushilin vizituan Mariupolin për të përgatitur materialet përkatëse”, tha Agjencia Qendrore e Inteligjencës e Ukrainës. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here