Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni për Çështje Evropiane, shkruan Alsat.
E vetmja pikë e rendit të ditës në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane është Projektligji për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje. Ndërkohë në Komisionin për Sistem politik do të shqyrtohet raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit për vitin 2021./Alsat.mk