A po afrohet BESA me VMRO-në për zgjedhjet e ardhshme Parlamentare?!

0
48

Kreu i ASH-së e paralajmëroi ditë më parë se secila parti do të duhet të shkojë e vetme në zgjedhje për të parë forcën reale të tyre .Por ky qëndrim duket se nuk është i rastësishëm.Bllokimi i Punës së Kuvendit duket se zbuloi prapaskenat e partive opozitare shqiptare të cilat si në sinkron kanë të njëjtin qëndrim që ka VMRO por për bllokimin e punës së Kuvendit ka dallime të skajshme shkruan Tetovasot.Në këtë pikë sërish është BESA ajo që po tregon anën tjetër të politikës me dy standarde. Në njërën anë ata trumbetojnë pandërprerë për shqiptarinë ndërsa në anën tjetër ata përfundojnë aleatë të përkryer të partive maqedonase.Ndodhi më parë me LSDM-në me një koalicion direkt në zgjedhjet e kaluara Parlamentare ndërsa tani shenjat janë se ajo po afrohet secilën ditë e më shumë me VMRO-në.Nëse nuk bëhet kjo publikisht atëherë qëndrimet e ngjajshme për bllokimin e punës së Kuvendit e tregojnë haptazi këtë front të ri opozitarë shqiptaro-maqedonas.
Në fakt mes këtyre subjekteve ka një koalicion edhe në Tetovë për Këshillin Komunal por nuk dihet nëse ky bashkëveprim i tyre do vazhdojë edhe në nivele tjera përcjellë Tetovasot.

Derisa e ka bërë njëherë , mund ta ripërsërisë dhe kjo për Lëvizjen Besa nuk është më një trikë e vjetër por është një realitet.Ata përmes populizmit duan të marrin votën shqiptare ndërsa më pas të koalicionojnë me parti maqedonase ndërsa tani akoma më keq nëse ndodhë ata do të duhet të shkojnë në strofkën e nacionalistëve maqedonas , ndoshta edhe në koalicion direkt me VMRO-në e Mickovskit që nuk çlirohet akoma nga politikat e vjetra sidomos kur janë në pyetje çështjet shqiptare.
ASH në qëndrimet e fundit duket se po qëndron larg këtyre skenareve dhe për momentin është në një distancim nga VMRO me të cilën kishin një tentativë të përbashkët për ta rrëzuar qeverinë para pak muajsh transmeton Tetovasot.Por çmimi politik që e paguajtën me ta , është shumë i madh sepse ata nuk arritën të fitojnë më shumë se dy Komuna në zgjedhjet lokale .Më shumë kjo ishte një dënim për shkak të afrimeve me partinë e VMRO-së se sa diçka tjetër.
Deklaratat e Selës për partitë shqiptare që të shkojnë të vetme në zgjedhje për të parë forcën reale në një pikë janë vërtetë ashtu siç duhet të jetë për vetë faktin se me këtë do pastrohej terreni shqiptarë i partiçkave të shumta që janë aty vetëm për pazare politike dhe jo për çështje të rëndësishme shiptare dhe madje në momente të caktuara ata dëmtojnë procesin shqiptarë në përgjithësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here